BallinaAktualitetKalimtarë, protestues, efektivë policie dhe përfaqësues të mediave/ Numri i personave nën...

Kalimtarë, protestues, efektivë policie dhe përfaqësues të mediave/ Numri i personave nën trajtim mjekësor nga protestat prej 13 tetorit

TIRANË- Gjatë protestës së ditës së djeshme në spital janë paraqitur 7 persona për ndihmë mjekësore , përfshirë këtu kalimtarë, efektivë policie dhe përfaqësues të mediave. Duket se bilanci i të lënduarve nga protestat studentore në Tiranë vijon të rritet.

Sipas të dhënave, në spital janë paraqitur 4 kalimtarë, 2 përfaqësues të mediave dhe një efektiv policie, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, që prej 13 tetorit, numri i personave të lënduar që kanë marrë trajtim mjekësor ka arritur në 310. Nga totali i të lënduarve 191 janë punonjës të Policisë së Shtetit, 88 janë protestues dhe 31 janë kalimtarë. Në mes të këtyre shifrave qëndrojnë edhe qytetarët që ndodheshin rastësisht në zonat ku u zhvilluan protestat.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments