IKMT shemb 7 objekte në Elbasan për Korridorin 8, lirohet segmenti Elbasan–Papër

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur 7 objekte në zonën e Elbasanit, për t’i hapur rrugë projektit infrastrukturor të Korridorit 8, në segmentin Elbasan–Papër.

Sipas autoriteteve, objektet ku është ndërhyrë janë ndërtesa një dhe dykatëshe. Për tre prej tyre është kryer procedura e shpronësimit për interes publik, ndërsa pjesa tjetër rezulton të jetë ndërtuar pa leje dhe pa tituj pronësie.

Aksioni vjen në kuadër të vijimit të punimeve për një nga projektet më të rëndësishme rrugore në vend.

” 7 objekte u shembën nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për t’i hapur rrugë projektit infrastrukturor të Korridorit 8, në segmentin Elbasan–Papër. Objektet ku është ndërhyrë janë një dhe dykatëshe. Për tre prej tyre, në zbatim të ligjit, është kryer shpronësimi për interes publik, ndërsa pjesa tjetër rezulton pa leje dhe pa tituj pronësie”, ka shkruar Afrim Qendro në Facebook.