Goditet me sqepar një grua në Vlorë. Mësohet se gruaja e dhunuar është 61-vjeçarja E.H., e cila dyshohet se është goditur në kokë me sqepar nga bashkëshorti i saj.
Si pasojë e goditjes, 61-vjeçarja ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori i dyshuar është bashkëshorti i saj, ndërsa rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në ngjarjen e rëndë janë ende duke u hetuar.
Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




