Goditet me sende të forta dhe qytë pistolete drejtori i AKU Shkodër

Goditet me sende të forta dhe qytë pistolete drejtori i AKU Shkodër.

Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”, ku Haderi është sulmuar teksa po ecte në këmbë së bashku me bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve paraprake, autorët i janë afruar dhe e kanë goditur me sende të forta në kokë, si edhe me qytë pistolete, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Paraprakisht dyshohet se dhunimi i drejtorit të AKU-së lidhet me detyrën e tij si drejtues i institucionit në Shkodër.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.