TIRANË – Gjykata e Tiranës po shqyrton masat e sigurisë për 21 personat e arrestuar gjatë përplasjeve të regjistruara në protestën e fundit të zhvilluar para Parlamentit.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre prej të ndaluarve, të cilët dyshohen se kanë goditur një automjet të Policisë së Shtetit. Për 18 të arrestuarit e tjerë, organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës “detyrim për paraqitje”.
Seanca gjyqësore vijon ende, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës së Tiranës lidhur me masën e sigurisë që do të vendoset për secilin nga të arrestuarit.




