KORÇË- Është gjetur një trup i pajetë në zonën e Çardhakut, në Moravë të Korçës. Sipas të dhënave paraprake, viktima rezulton të ketë qenë e zhdukur prej rreth 6 muajsh dhe është zbuluar mbrëmjen e sotme.
Personi është identifikuar si endacak, ndërsa nga këqyrja e parë nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Trupi është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar edhe kohën e saktë të vdekjes. Ndërkohë, policia po vijon veprimet hetimore lidhur me ngjarjen












