ELBASAN – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Elbasanit, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e një pallati.
Rreth orës 08:00, autoritetet policore janë njoftuar se në sheshpushimin e katit të 8-të të një pallati në lagjen “Syrja Dylgjeri” është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit K. D., 47 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të nisur verifikimet paraprake. Nga këqyrja e parë e trupit të viktimës, autoritetet bëjnë me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera.
Grupi hetimor, që po vepron nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën intensive në terren për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës së 47-vjeçarit.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, është marrë njoftim se, në sheshpushimin e katit të 8-të të një pallati, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. D., 47 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.




