Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, publikohen rezultatet e votimit për Këshillin Kombetar

Flamur Noka është rikonfirmuar për një mandat të ri katërvjeçar si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, pasi mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Në garën për postin e numrit dy të PD-së, Noka siguroi 184 vota, duke lënë pas deputetin Saimir Korreshi, i cili mori 84 vota.

Këshilli Kombëtar zgjodhi gjithashtu drejtuesit e rinj të sekretariateve dhe konfirmoi disa prej figurave kryesore të partisë. Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi do të vijojnë të mbajnë detyrën e nënkryetarëve të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, në garën për nënkryetar nga strukturat, Belind Këlliçi fitoi ndaj Luçiano Boçit, duke marrë 177 vota kundrejt 113 të rivalit të tij.

Rezultatet kryesore të votimit
Sekretar i Përgjithshëm: Flamur Noka 184 vota – Saimir Korreshi 84 vota.
Nënkryetar nga strukturat: Belind Këlliçi 177 vota – Luçiano Boçi 113 vota.
Nënkryetar nga të rinjtë: Nikola Kedhi 174 vota – Xhonatan Pano 101 vota.
Nënkryetar nga diaspora: Erisa Bajaziti 193 vota – Besa Manaj 69 vota.
Sekretar Organizativ: Klevis Balliu 197 vota – Agron Loka 86 vota.
Sekretar për Dixhitalizimin: Etion Kapedani 192 vota – Renald Rista 61 vota.
Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafaj 192 vota – Mario Runa 81 vota.
Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin: Gentian Kaprata 135 vota – Maksim Kola 129 vota.
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Marash Logu 215 vota – Arlinda Ahmetaj 59 vota.
Sekretar për Çështjen e Pronave: Endira Bushati 158 vota – Ledina Mandia 106 vota.
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Viola Kapedani 131 vota – Denisa Kele 108 vota.
Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri 185 vota – Ledio Nuraj 89 vota.
Sekretar për Organizatat Partnere: Eva Metaj 171 vota – Malvina Lika 112 vota.
Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Shkëlqim Lepenica 158 vota – Lorenc Luka 103 vota.
Sekretar për Integrimin Europian: Fjoralba Dizdari 172 vota – Silvia Hasaj 107 vota.
Sekretar për Pushtetin Vendor: Ylli Asllani 179 vota – Agron Haxhimali 78 vota.
Sekretar për Diasporën: Et’hem Aga 209 vota – Petrit Tafaj 43 vota.
Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu 174 vota – Jurgen Spaho 112 vota.
Komisioni i Apelimit

Në votimin për Komisionin e Apelimit, pesë kandidatët më të votuar ishin:

Adriana Kalaja – 238 vota
Besart Logu – 163 vota
Shaqir Manjani – 143 vota
Suina Asllanaj – 112 vota
Gentian Koçi – 104 vota

Pas tyre u renditën Ankelita Çela (97 vota), Mark Lleshi (94), Lukas Heirdon (84), Arsen Dushku (58) dhe Çajup Shehaj (48).

Me këtë proces, Partia Demokratike ka përmbyllur zgjedhjen e strukturave drejtuese që do të drejtojnë forcën politike për katër vitet e ardhshme.