Korçë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vinçan të Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka pësuar dëmtime në trup dhe në kokë dhe është transportuar fillimisht me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po trajtohet në repartin e reanimacionit.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, mjekët kanë vlerësuar se fëmija mund të dërgohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, Policia e Korçës ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit, i cili dyshohet të ketë qenë aksidental.




