“Po të shohësh posturën e Ilir Metës është më i drejtë se ce ka patur. Kostumin e ka patur 56 duhet ta kishte 52, nga mendja dhe të shprehurit ishte snajper. Nga imazhi dukej i pagjumë, i bardhë, nuk del në diell dhe ky është një nga problemet qe ka, më kanë thënë dhe fëmijët, kur i ka thënë ish-gjyqtares Irena Gjoka, që i thonte të bëhej gjyqi në orën 12 sepse ai kishte orën e ajrosjes. Ndjenja e respektit tim si baba i fëmijëve të mi vazhdon, është gjyq politik, proces i inicuar ngs Yuri Kim dhe Altin Dumani. Fëmijët shkojnë me motrën e Ilirit njëher në javë që cojnë ushqime, fëmijët e bëjnë me radhë. Është bërë rutinë, që presin gjithë ditën ta takojnë,” tha Kryemadhi.













