BallinaPolitikëElisa Spiropali reagon me mesazh koduar: "Thanë puçi dështoi, por unë sapo...

Elisa Spiropali reagon me mesazh koduar: “Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka publikuar një mesazh provokues në rrjetet sociale, duke ushqyer më tej zërat për përplasje të hapura brenda mazhorancës dhe për një krisje me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një fotografie me simbolikë revolucionare, Spiropali ka shkruar fjalët “Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”. Ky reagim vjen në vijim të diskutimeve publike mbi hetimet e SPAK-ut ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe pretendimeve për ekzistencën e një “puçi” politik e institucional kundër qeverisë, term ky i përdorur më parë edhe nga vetë kryeministri gjatë zhvillimeve të fundit.

Lëvizja e Spiropalit pason një sërë kritikash të forta që ajo ka bërë prej kohësh ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste nga Rama, duke konfirmuar thellimin e frakturave të brendshme në forcën politike në pushtet.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular