Elbasani ndahet me barazim me Bylisin në transfertë.
Në “Adush Muça” golat u shënuan në secilën pjesë.
Në të parën ishin miqtë, të cilët festuan golin e Tsague (11’), ndërsa në fraksionin e dytë vendasit ekuilibruan shifrat me anë të Berkos (63’).
Pas 25 takimesh Elbasani mban vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Bylis të shtatin me pesë më pak.
Te pankina e ballshiotëve sot debutoi trajneri Gentian Mezani, i cili zëvendësoi Nevil Deden pas dorëheqjes së tij.