Elbasan/ Gruaja në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se konsumoi…

Një shtetase 61 vjeçe, me inicialet Xh. D., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike ka konsumuar një sasi lënde helmuese (fotoksinë). Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.