‘Edi ‘stop’! Rama i ulet në gjunjë, Meloni: E bën të duket i gjatë sa unë!

Tiranë- Kryeministri Edi Rama është ulur në gjunjë teksa homologia e tij italiane, Giorgia Meloni mbërriti në Sheshin Skënderbej.

Kreu i qeverisë shihet teksa ulet në gjunjë ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni mbërriti në tapetin e kuq.

Ky moment u shoqërua me batuta nga Giorgia Meloni, e cila u shpreh se: ‘Edi stop! E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë’.

Më pas, dy liderët shkëmbyen një përqafim në tapetin e kuq.