E rëndë në Greqi! Pronari grek vret shqiptarin në stallën e bagëtive

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në një stallë bagëtish. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Burnia në zonën e Kalamatës.

Dyshohet se shqiptari është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt, ndërsa bëhet me dije se ai punonte në një stallë lopësh. Viktima është qëlluar me plumb në kokë. Ende nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet greke kanë shpallur në kërkim pronarin grek, i cili nuk është gjetur në banesë.