“Divjaka është e jona”/ Banorët protestë kundër bashkimit me Lushnjën, djegin kartat e PS-së

DIVJAKA- Banorët e Divajkës janë ngritur në protestë, kundër reformës territoriale e cila parashikon bashkimin e saj me Lushnjen. Ata kanë deklaruar se Divjaka duhet të ruajë statusin e saj si bashki më vete.

Qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë kërkuar që vendimmarrja të marrë parasysh vullnetin e komunitetit, ndërsa kanë djegur edhe kartat e anëtarësisë së Partisë Socialiste.

Gjatë tubimit, organizatorët kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion që do t’u drejtohet institucioneve shtetërore. Përmes kësaj ata kërkojnë anulimin e ndryshimeve të propozuara territoriale. Banorët deklarojnë se do të vijojnë protestat, nëse kjo nuk meret parasysh nga insitucione