TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 100-të të revoltës qytetare. Studentët të kapur për dore me njëri-tjetrin kanë krijuar një varg rrethues që do të përshkruajë godinën e Kryeministrisë.
Në ditën e 100-të të protestës nuk kanë munguar as fjalimet nga qytetarët dhe organizatorët të cilët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit të vendit Edi Rama dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.




