Disa protestues bllokojnë kryqëzimin te “Rruga e Elbasanit”, rëndohet trafiku në Tiranë

Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pranë Rrugës së Elbasanit.

Për shkak të bllokimit të rrugës, është krijuar trafik i rënduar në këtë zonë të kryeqytetit.

Qytetarët janë vendosur në rrugë dhe nuk kanë lejuar kalimin normal të automjeteve.

Protesta vijon në kuadër të tubimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë vijuar me thirrjet e tyre kundër qeverisë, ndërsa një pjesë e tyre kanë zgjedhur të bllokojnë akset rrugore.

Bllokimi i rrugëve është kthyer në një nga format e përshkallëzimit të protestës së ditëve të fundit në Tiranë.