DURRËS- Një masakër mjedisore u rregjistrua ditën e djeshme në Durrës, ku ujërat e zeza po derdheshin drejtpërdrejt në det. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin ndotjen e bregdetit në një prej zonave më të frekuentuara nga pushuesit, ndërsa ky veprim erdhi në kulmin e sezonit turistik.
Pas publikimit të këtyre pamjeve, situata ka marrë një rrjedhë tjetër. Pranë vendit ku ndodhi ndotja mjedisore, në zonën e kanalit shkarkues pranë Valamari është parë një skrept, i cili ka ndërhyrë për ta bllokuar atë. Kjo ndërhyrje e shpejtë ka ardhur menjëherë pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ndërsa ende nuk dihet nëse rrjedhja është ndalur plotësisht dhe cilat do të jenë masat ndaj ndotjes së shkaktuar.







