Çfarë lufte… Gjermania përmbys edhe Bregun e Fildishtë dhe kalon në 32-shen e Botërorit!

KANADA – Një betejë e vërtetë. Bregu i Fildishtë dhe Gjermania luajtën një ndeshje me intensitet të lartë në një stadium festiv të Torontos të shtunën.

Ato luftuan fort, por ishte Gjermania ajo që rrëmbeu fitoren e dytë në dy ndeshje, pikërisht në momentin e fundit, falë një gjuajtjeje nga Deniz Undav, i cili kishte barazuar më parë (2-1, minuta 90+4).

Ndeshja nuk nisi mirë për gjermanët, të cilët pësuan gol në minutën e 30-të. Bregu i Fildishtë gjeti epërsinë me Franck Kessie, duke i surprizuar të gjithë. Pjesën e dytë Gjermania e nisi me ritëm tjetër dhe gjithçka ndodhi në minutën e 60-të kur në fushë u fut Deniz Undav në vendin e Musialas.

Pas tetë minutave në fushë Undav shënoi golin e barazimit, ndërsa në shtesën e katërt Gjermania gjeti edhe golin e përmbysjes 2-1 po me Undav. Në dy ndeshjet e para të turneut, Undav ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asiste.

Gjermania arrin fitoren e dytë dhe të besuarit e Julian Nagelsmann ngjitet në krye të renditjes me 6 pikë, duke siguruar kalimin në 32-shen e Kupës së Botës.

Pas tyre Bregu i Fildishtë, që vështirë të mos kualifikohen kundër Kuraçaos në ndeshjen e radhës.