Bie zjarr masiv në Belsh, flakët përhapen mes Seferanit dhe Merhojës, rrezikohen banesa dhe ullishtet

Si pasojë, flakët kanë përfshirë sipërfaqe me ullinj, shkurre, bimësi dhe parcela bujqësore. Ndërkohë në terren janë angazhuar forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Belsh, strukturat e Emergjencave Civile, punonjës të bashkisë dhe ekipe të tjera ndihmëse.

30 Korrik 2026, 16:34
Nga E. D
Bie zjarr masiv në Belsh, flakët përhapen mes Seferanit dhe

BELSH- Një vatër zjarri ka përfshirë territorin e bashkisë së Belshit, duke alarmuar banorët dhe autoritetet vendore. Konkretisht zjarri ka rënë rreth orës 16:00 në zonën mes fshatrave Seferan dhe Merhojë, ku flakët janë përhapur edhe nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Si pasojë, flakët kanë përfshirë sipërfaqe me ullinj, shkurre, bimësi dhe parcela bujqësore. Ndërkohë në terren janë angazhuar forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Belsh, strukturat e Emergjencave Civile, punonjës të bashkisë dhe ekipe të tjera ndihmëse.

Puna e zjarrfikësve po vështirësohet gjithashtu nga temperaturat e larta dhe era e fortë, e cila ndryshon vazhdimisht drejtimin e flakëve. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa prioritet i autoriteteve mbetet mbrojtja e banorëve dhe pronave të tyre, si dhe vënia nën kontroll e situatës.

Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende, por pas shuarjes së plotë të flakëve, grupet hetimore pritet të kryejnë verifikimet në terren për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.