Bie në humnerë humb jetën një person

MALËSI E MADHE – Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në fshatin Lëpushë, në Kelmend, ku një 40-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda, si pasojë e rënies, dhe kishte humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të saj.

Hetimet vijojnë.