Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike ka zbardhur detaje nga takimi me ish-presidentin Ilir Meta. Ky takim u zhvillua kur kryedemokrati vizitoi familjen Meta për t’i shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të ish-presidentit, Rexhep Meta.

Berisha u shpreh se, Meta është një i burgosur politik, dhe se Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet.

“Biseda ime ishte në mjedis të hapur dhe natyrisht gjatë kësaj kohe biseduam për aktin e turpshëm, se të mbash të burgosur politik vetëm nga frika dhe tmerri siç bën Edi Rama, është një akt për të cilin nuk mund të them gjë tjetër veçse vazhdon me përpikmëri dhe besnikëri rrugën e babait të vet.”, tha Berisha