Janë zbardhur identitetet e tre personave që mbetën të plagosur nga atentati me armë zjarri, i ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, Renaldo Mance, 31 vjeç, dhe Armand Tomorrica, 32 vjeç.
Të tre janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe, sipas Policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.




