Ambasadori i BE, Silvio Gonzato në protestën qytetare para Kryeministrisë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato është filmuar teksa ecte mes mijëra protestuesve që kanë zënë sheshin para Kryeministrisë.

Ambasadori shihet i veshur sportiv dhe i pashoqëruar. Nuk dihet nëse kalimi i tij në bulevard në atë moment është një rastësi apo diplomati ka dashur të shohë me sytë e tij atë që po ndodh me protestën.

Sipas qytetarëve që ishin në zonën ku është filmuar ambasadori i BE, ai thjesht ka kaluar, ka qëndruar pak sekonda, por nuk ka qenë pjesëmarrës në protestë.