Albin Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet!

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Kurti ka dhënë dorëheqje pak orë para betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka deklaruar ai përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti qëndroi si kryeministër i Kosovës deri më sot, teksa pritet që në seancën e sotme të votohet edhe Kryetari i Kuvendit e ndoshta edhe qeveria e re e Kosovës