Alarmi për bombë në qendrën tregtare “Toptani”, reagon policia: Nuk është konstatuar asgjë e paligjshme

TIRANË- Policia ka reaguar pas një alarmi për bombë, i cili u dha në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë. Përmes një njoftimi zyrtar, policia tha se nuk është konstatuar asgjë e paligjshme.

Rreth orës 20:10, një punonjës ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Pas kësaj policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka kontrolluar qendrën, por nuk ka gjetur asgjë të paligjshme. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit