Aksidentohen me motor çifti i bashkëshortëve në Elbasan. Humb jetën burri, në spital gruaja

Një aksident me motor u regjistrua rreth orës 23:20 në Labinot. Motomjet i drejtuar nga shtetasi A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., e cila udhëtonte si pasagjere, ka mbetur e plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidentohen me motor çifti i bashkëshortëve në Elbasan. Humb jetën burri, në spital gruaja

Elbasan / Informacion paraprak

Rreth orës 23:20 të datës 25.04.2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, motomjeti me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi A. K. ka humbur jetën në spital, ndërsa është dëmtuar lehtë shtetasja F. K. (bashkëshortja e tij), e cila udhëtonte në motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.