FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës. Një mjet tip fuoristradë ka goditur nga pas një kamionçinë në hyrje të rrethrrotullimit dhe si pasojë e kësaj janë plagosur dy persona. Ata janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshsohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilët po udhëtonte mjeti tip fuoristradë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidenti




