Aksident në Elbasan/ Gruaja përplaset nga një automjet pranë universitetit

ELBASAN- Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në qytetin e Elbasanit, ku një grua ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet.

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në momentin që gruaja po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, duke u goditur nga autoveturë që po qarkullonte në atë segment.

Qytetarët e pranishëm dhe shërbimet e urgjencës së Spitalit Rajonal të Elbasanit mbërritën menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarës, ku më pas u transportua me ambulancë drejt repartit të kirurgjisë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, grupi hetimor po punohet intensivisht për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e drejtuesit të mjetit