Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në zonën e njohur si Poçem.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete të markës “Ford” janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë menaxhuar qarkullimin rrugor.
Të lënduarve u është dhënë ndihma e parë nga një autoambulancë, e cila i ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave që çuan në aksident.




