GJIROKASTËR- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme, ku një furgon që transportonte turistë është përplasur me një autoveturë. Nga të dhënat e para nga vendngjarja, mësohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona.
Mësohet se, ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Siç shihet edhe nga pamjet, dëmet materiale në të dy mjetet e përfshira në aksident janë të konsiderueshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të këtij aksidenti.




