GRAMSH- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë në afërsi të Gramshit, duke lënë të plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:05, ndërsa dyshohet se shkaku ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë nxjerrë nga makina dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk ka informacion të detajuar për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe ekipet e urgjencës, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit




