Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd. 1 i vdekur 4 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person.

Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.