Elbasan, 18 mars – Dy mjeke të urgjencës në spitalin e Elbasan janë vënë nën hetim pas një kallëzimi për humbje jete të dyshuar nga pakujdesia mjekësore.
Shtetaset E. R. dhe Xh. T. po hetohen pasi, sipas kallëzimit të bërë nga një familjare, në pavionin e urgjencës ka ndërruar jetë shtetasja L. Gj., 63 vjeçe. Dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë gjatë trajtimit mjekësor.
Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të humbjes së jetës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













