Pak orë para festimeve për fundin e Ramazanit, shpërthimet shkaktuan panik dhe kaos, ndërsa njerëzit vraponin për të gjetur strehë në shtëpi dhe bodrume.
KABUL- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kabul, si pasojë e bombardimeve të shumta të cilat kanë nisur që nga zhvillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. Forcat ajrore pakistaneze bombarduan edhe një herë Kabulin të hënën në mbrëmje, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme në qendër të kryeqytetit afgan.
Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën qindra njerëz. Pak orë para festimeve për fundin e Ramazanit, shpërthimet shkaktuan panik dhe kaos, ndërsa njerëzit vraponin për të gjetur strehë në shtëpi dhe bodrume.
Ankesa për një goditje në një qendër rehabilitimi
Mediat shkruajnë se qeveria e Afganistanit është ankuar se bombardimet goditën një qendër rehabilitimi, duke shkaktuar viktima të mëdha për civilët. Zëdhënësi i qeverisë Zabiullah Mujahid raportoi përmes X se regjimi pakistanez shkeli hapësirën ajrore afgane dhe shënjestruan një qendër rehabilitimi në Kabul, duke vrarë dhe plagosur civilë të shumtë.
“Ne e dënojmë këtë krim dhe e quajmë atë një akt çnjerëzor që shkel çdo parim moral”, shtoi ai.
Dhjetëra trupa dhe frikë për qindra viktima
Në vendngjarje u shënuan 30 viktima, ndërsa të plagosurit po dërgoheshin në spitalet e qytetit. Sipas Ministrisë afgane të Shëndetësisë, informacioni paraprak flet për deri në 200 të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosur, me zëdhënësin Sarafat Zaman që sqaroi se një vlerësim i saktë nuk është ende i mundur.
In Video 🎥
Pakistan strikes a drug rehabilitation centre in Kabul, Afghanistan killing 250+ addicts undergoing treatment. pic.twitter.com/SsxKiVkV8F
— India First Post (@ifpost47) March 17, 2026













