Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasin R. A., 26 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa procedimet vijojnë nga autoritetet ligjore.













