Ernest Muçi është zgjedhur në formacionin e javës në Turqi. Sulmuesi shqiptar nuk shënoi apo asistoi në fundjavëne e shkuar, por u vlerësua maksimalisht në ekspertët.
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë me Trabzonsporin. Edhe kur nuk shënon, apo asiston, sulmuesi u bë sërish protagonist me Trabzonspor. Shqiptari luajti titullar në fitoren 3 me 1 ndaj Karagumruk, duke bërë një paraqitje fantastike në superligën turke.Ai është zgjedhur në formacionin e javës së 24-të të Superligës Turke, duke lënë emra mjaft të njohur.
Muçi dha pasimin e parë në minutën e 20-të, për t’i hapur rrugë Tufan që asistoi tek Onuaçu. Më pas në pjesën e dytë pati meritën kryesore te dy krosimet nga goditja e këndit. Ai është vlerësuar me notën 7.6 për paraqitjen e tij.
Ernest Muçi në këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 24 ndeshje.sulmuesi jo vetëm që ka arritur të gjejë shpesh rrugën e rrjetës, por është kujdesur që golat të jenë mjaft të vecantë. Ai është vlerësuar me dy cmime, si goli më i mirë i muajit nëntor dhe dhjetor. Nderkaq, shqiptari i ka dhënë disa pikë Trabzonspor që momentalisht është në vendin e tretë me 51 pikë. Muçi me shokë po mbajnë gjallë shpresat për titull, teksa janë vetëm 7 pikë larg kreut që mbahet nga Galatasarai.
24 vjecari vijon të jetë në formë të mirë, duke i dërguar sinjale Silvinjos për ta grumbulluar për sfidën ndaj polonisë në mars. ai shpreson që të ftohet sërish nga tekniku, teksa kombëtarja do të ndeshet me poloninë në mars. Muci nuk ka mundur të jetë protagonist me kuqezinjtë, por foma e tij e mirë mund të sjellë edhe një ftesë për ndeshjen historike e vlefshme për plej ofin e botërorit.












