Po vijnë raportet e para për viktimat civile pas sulmeve ajrore të gjera amerikano-izraelite në territorin e Iranit.
Sipas mediave shtetërore iraniane, në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një shkolle fillore në jug të vendit janë vrarë 40 nxënëse.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA njoftoi se një raketë izraelite goditi një shkollë fillore për vajza në qytetin Minab, në provincën Hormozgan në jug të Iranit.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, objektivi i sulmit ishte shkolla “Shajereh Taybeh”. Në kohën e goditjes, në turnin e mëngjesit po merrnin mësim rreth 170 vajza nxënëse.
Mediat iraniane thonë se shkolla ishte goditur direkt nga sulmi. Ekipet e shpëtimit ishin në terren, duke punuar për të larguar rrënojat dhe për të ofruar ndihmë atyre që mbijetuan.
Gjithashtu raportohet se 48 nxënëse janë lënduar dhe se po marrin trajtim mjekësor në sptaile.
Ndryshe, Irani në bashkëpunim me SHBA-në ka nisur sulmet ajrore ndaj Iranit.
The Epstein regime has murdered 24 girls at their elementary school in Minab city. pic.twitter.com/oYg4Fm3MVq
— Seyed Mohammad Marandi (@s_m_marandi) February 28, 2026













