Partia Socialiste do të zhvillojë mbledhje grupi këtë të enjte. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00, në Pallatin e Brigadave.
Edhe pse kryefjala e mbledhjes pritet të jetë vendimmarrja nëse do t’ia dorëzojnë apo jo drejtësisë zv/kryeministren Belinda Balluku, axhenda që u është bërë me dije socialistëve ka një karakter më teknik.
Mbledhja do të nisë me fjalën publike të kryeministrit Rama, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim. Në fund, mbledhjen e mbyll kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.Por e gjithë vëmendja do të jetë te qëndrimi që socialisët do të kenë për Ballukun.













