Elbasan – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj shtetasit A. B., 33 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 33-vjeçarit një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.













