Aksident i rëndë, humb jetën 48-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në autostradën Thumanë Kashar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, ku 22-vjeçari me inicialet I.I ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte duke u përplasur me një tjetër automjet. Si pasojë ka humbur jetën shoferi tjetër, një 48-vjeçar me inicialet I.L.

Pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan të riun.