Këngëtarja shqiptare Ganimete Abazi, e njohur si Ganja, ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka humbur nipin e saj, Lorik Abazi, 22 vjeç, i cili u vra gjatë një sherri me thikë në Angli.
Përmes një mesazhi prekës në Instagram, Ganja ka shprehur dhimbjen e saj: Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë. Jeta shpeshherë është e padrejtë dhe godet aty ku dhemb më së shumti. Pusho në paqe, nipi jem, shpirti jem. Ne do të jetojmë me dhimbjen për ty, me kujtimet dhe dashurinë që na dhe.
Kujtojmë se policia britanike ka arrestuar dy vajza 25-vjeçare dhe një djalë 28-vjeç, si të dyshuar. Njëra prej vajzave është liruar më vonë me kusht.
Po ashtu, BBC raporton se të rinj të tjerë të moshës 21-vjeç janë gjetur me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse dhe janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në përleshje.














