Grabiti bankën me kallashnikov, Gjykata lë në burg Bardhyl Fushën

TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Bardhyl Fushën, 58-vjeçarin i cili grabiti me armë zjarri një degë të bankës FiBank në kryeqytet.

58-vjeçari ka deklaruar para trupës gjykuese se veprimin e kreu pasi ka shumë borxhe dhe nën presionin e madh psikologjik, për shkak të borxheve që ka.

Fusha, i cili arriti të marrë rreth 8 mijë euro nën kërcënimin e kallashnikovit, u kap nga policia teksa dilte nga banka.