Molotov ndaj Policisë, gjykata liron 7 të miturit e arrestuar në protestën e opozitës

Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga paraburgimi 7 të mitur të arrestuar gjatë protestës opozitare të 10 shkurtit.

Ndaj të miturve u caktua masa e “detyrimit për paraqitje”, një herë në muaj.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, pasi dëgjoi edhe palët në proces, prokurorinë dhe avokatët, u vendos që të miturit të paraqiten në organin e akuzës një herë në muaj.

Të akuzuarit janë:

–Rei Bogdani

-Sindrit Peka

-Joel Korbi

-Kreshnik Kastrati

-Zeni Guraj

-Daniel Zeka

-Oresti Halilaj