Tiranë, 10 shkurt 2026 – Një qytetar u paraqit në protestën e tretë kombëtare të opozitës, të zhvilluar para Kryeministrisë, me plis në kokë, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.
Ai mbante veshur një xhup të gjatë, mbi të cilin ishin shkruar disa mesazhe politike. Në mbishkrimet e ekspozuara, qytetari krahasonte kryeministrin Edi Rama me presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, si dhe qeverinë shqiptare me struktura kriminale.
Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore dhe ishte pjesë e aksionit opozitar kundër qeverisë, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Tirana dhe rrethe të ndryshme të vendit.















