Librazhd – Informacion paraprak për një shtetase të dërguar në spital

Në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasja S. B., 55 vjeçe, banuese në fshatin Letëm, njësia administrative Lunik, e cila dyshohet se ka ndërmarrë një akt të rëndë ndaj vetes në kushte të vështira psikologjike. Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.