Akuzohet se vodhi paratë e kompanisë, procedohet agjenti i shitjeve në Elbasan

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi përfaqësuesi ligjor i një kompanie të shitjes së produkteve ushqimore ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor 2025, 41-vjeçari ka vjedhur një shumë parash gjatë kohës që punonte si agjent shitjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.