BELSH- Një ngjarje e rëndë tronditi dje zonën e Cerragës në Belsh, ku një 65-vjeçare humbi jetën, pasi e kafshi qeni i fqinjës. I pari që arriti në vendngjarje ishte kushëriri i familjes, i cili deklaroi se ngjarja ishte e tmerrshme.
Duke folur për Syri Tv, ai ka deklaruar se dëmtimi më i madh ishte në pjesën e pasme të këmbës, dhe për pasojë e hemorragjisë së rëndë humbi jetën
“Kafshimet ishin të shumta në të dy këmbët dhe krahët. Dëmtimi më i madh ishte në pjesën e pasme të këmbës, dhe për pasojë e hemorragjisë së rëndë humbi jetën,” shprehet kushëriri.














