Burri bie aksidentalisht nga kati i 6-të, përfundon në tarracën e katit të 2-të

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në Fier, ku një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen Apolonia dhe si pasojë ka përfunduar në tarracën e katit të dytë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier. Gjithashtu, 50-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.